Sport Ndërkombëtar

Payet e shpëton Marsielle-n, Betisi deklasohet në Gjermani

Dimitri Payet

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e zhvilluara sonte në Europaligë.

Në Francë, Marsielle dhe Lazio kanë ndarë pikët në një dramë në vete, kurse në Gjermani, Bayer Leverkusen ka mposhtur Real Betis-in, me lehtësi, shkruan Shqip.com.

Për skuadrën franceze, golin e parë e shënoi, Milik, në minutën e 35-të, nga pika e bardhë.

Kurse, për italianët, rezulatain në 1-1, e barazoi, Felipe Anderson.

Ndeshje e fortë u zhvillua edhe në 45 minutëshin e dytë, ku të parët shënuan italianët, me anë të Ciro Immobile.

Kur u mendua se kjo ndeshje do përfunonte me barazim, ishte Dimitri Payet qe e dërgoi topin në rrjetë, tetë minuta para fundit dhe ndeshja mbaroi me rezultat 2-2.

Goli i shënuar nga Payet

Me këtë barazim, Lazio mbetet në vendin e dytë me pesë pikë, kurse Marsielle është në vendin e tretë, me një pikë më pak.

Në Gjermani, Leverkueseni e ka deklasuar Betisin me rezultat 4-0, në një ndeshje që pritej të ishte derbi.

Golat për skuadrën vendase u realizuan nga Diaby(dy gola), Wirtz dhe Amiri.

Në fund, të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë futbollistë, pasi Fekir në njëren anë dhe Demibay në anën tjetër, u ndëshkuan me kartona të kuq.

Më këtë fitore, gjermanët janë lider në Grupin G, me dhjetë pikë, kurse spanjollët mbesin një pozitë më poshtë, me dy pikë më pak.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Monaco 0-0 PSV Eindhoven

Real Sociedad 1-1 Sturm Graz

Leicester City 1-1 Spartak Moscoë

Olympiacos 0-3 Fenerbahce

Galasataray 1-1 Lokomotië Moscow

Ferencvaros 2-4 Celtic

Broendby IF 1-1 Rangers

Lyon 3-0 Sparta Prague /Shqip.com