Patrice Evra: Top i Artë duhet dhënë për Kanten ose Jorginhon

Ceremonia e Topit të Artë, këtë sezonë do mbahet me datë 29 nëntor, ndërsa favoritët kryesorë, sipas shumë mediave evropiane, po raportohet se janë, Messi, Jorginho dhe Lewandowski.
Por, ish-futbollisti i Manchester United, Patrice Evra, nuk është i mendimit që Messi duhet ta fitojë këtë çmim, shkruan Shqip.com
Evra, ndër të tjera, për mediat angleze – ka thënë se është lodhur duke e parë Messin ta fitojë këtë çmim.
“Mendoj që ky Top i Artë duhet dhënë për Kante ose Jorginhon. Jam lodhur duke e parë Messin ta fitojë atë. Çka ka fituar ai vitin e kaluar? Në rregull, Kupën e Amerikës. Por, me Barcelonën çka ka bërë ai”, ka thënë 40 vjeçari.

Ish-reprezentuesi i Francës, nuk ka kujtime shumë të mira me Messin, pasi është mposhtur në tri finale të Ligës së Kampionëve ndaj tij.
Në vitin 2009 dhe 2011 – sa ishte pjesë e “Djajve të Kuq” dhe në vitin 2015 – kur i ishte bashkuar Juventusit.
Ceremonia e Topit të Artë do të ndahet në Francë, ndërsa sezonën e kaluar nuk ishte mbajtur fare, për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19.
Kohëve të fundit, po raportohet se edhe Karim Benzema i është bashkuar “valles” për ta fituar këtë çmim./Shqip.com