Sport Ndërkombëtar

Patric Bevin – fitues i “Tour of Turkey”

Patrick Bevin

Patrick Bevin është fitues i “Tour of Turkey”  – pasi faza e tetë dhe e fundit u anuluan pas vetëm 25 kilomterave garë.

Shiu i madh në Stamboll ishte shkaktar që rrugët të behën te rrëshqitshme dhe çiklistët e kërkuan ndërprerjen e garës para kohës.

Gjyqtarët ranë dakord, duke anuluar fazën 141.5 km, e cila i dha 31-vjeçarit Bevin fitoren e parë në karrierrën e tij – në këtë garë.

Garuesi nga Zelanda e Re kishte marrë fanellën e liderit –  të shtunën pasi fitoi fazën e shtatë.

Por, pavarësisht fitores – Patrick nuk ishte i lumtur pse gara u ndërpre para kohës.

“Ishte një vendim i mirë pasi rrugët ishin jashtëzakonisht të rrëshqitshme. Megjithatë, pas një jave kaq të bukur garash, është për të ardhur keq që nuk mundëm të garonim nëpër një qytet kaq të bukur si Stambolli,” tha Bevin.

Bashkombasi i ti, i Alpecin-Fenix ​​përfundoi i dyti me 20 sekonda prapa, teksa argjentinasi Eduardo Sepulveda doli i treti. /Shqip.com