Lajme

Pasojat e mbetjeve radioaktive janë afatgjate, sidomos në pasardhës

nShënjestër

Pasojat nga këto mbetje radioaktive janë afatgjate, veçanërisht në pasardhës.

Kobalti që gjendet në Trepçë, americiumi në Pallatin e Rinisë, mbetjet në KEK, sipas raporteve shkencore shkaktojnë ndryshim të qelizave dhe vdekjen e tyre.

Të gjitha këto substanca hyjnë në ajër, ujë e tokë, duke shkaktuar pasoja vdekjeprurëse.

Sipas, raporteve hulumtuese që kanë kryer shkencëtarët, edhe nëse njerëzit nuk kanë ndërveprim të drejtpërdrejtë me substanca radioaktive, rrezatimi ka efekt.

Lexo edhe:
Mbetjet radioaktive gjenden edhe në Pallatin e Rinisë, në KEK e ish-fabrika të industrisë

Sa më shumë që një person është në zonën radioaktive, aq më serioze do të jenë pasojat. Rrezatimi mund të ndryshojë rrënjësisht mjedisin njerëzor dhe të gjithë organizmat e gjallë në tokë./SHQIP.com