Lajme

Mbetjet radioaktive gjenden edhe në Pallatin e Rinisë, në KEK e ish-fabrika të industrisë

nShënjestër

Mbetje radioaktive nuk ka vetëm në Trepçë.

Në raportet që i ka siguruar Shqip.com, veç Trepçës, mbetje kancerogjene ka edhe në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe nëpër shumë ish-fabrika të industrisë së rëndë.

Vetëm në Pallatin e Rinisë në Prishtinë janë 184 unaza americiumi radioaktive.

Në Parkun Industrial Trepça, në bodrumin e ndërtesës së furrave të elektrolizës ekzistojnë tre kontejnerë me burime radioaktive që besohet të jetë i kobaltit Co 60.

Në Ndërmarrjen e Re, ish- Fabrika e Baterive Industriale Trepça në Pejë, janë të vendosura edhe dy koka të rrufepritësit me izotope radioaktive.

Sipas matjeve imitimi i tyre është në kuadër të normales dhe janë të vendosura në shtylla metalike në një lartësi 10 metra./SHQIP.com