Lajme

Pasi Prishtina mbulohet me mbeturina, Zogaj kërkon falje

Gjatë ditës së sotme Komuna e Prishtinës në shumë pjesë të qytetit është mbuluar nga mbeturina të shumta.

Lidhur më këtë gjendje nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka kërkuar falje qytetarëve për këtë gjendje.

Lexo edhe:

Zogaj kërkim faljen e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave” ka shkruar Zogaj.

Lexo edhe:
Hapet deponia për grumbullimin e mbeturinave

Dje gjatë ditës Kompania “Pastrimi” ishte ankuar se mbeturinat të cilat i mbledhin nuk po mund ti shprazin në deponin e qytetit për shkak se deponia ishte e mbyllur, por që ky problem është zgjidhur gjatë ditës së sotme./Shqip.com