Lajme

Hapet deponia për grumbullimin e mbeturinave

Kompania "Pastrimi"

Dje gjatë ditës, Kompania ‘’Pastrimi’’ kishte njoftuar se kamionët e kësaj kompanie nuk po mund të zbrazin mbeturinat në deponin e mbeturinave.

Kjo pasi që deponia në Mirash ishte e mbyllur. Por siç duket ky problem është zgjidhur gjatë ditës së sotme.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Kompania “Pastrimi”.

“KRM ”Pastrimi” njofton qytetarët se pas mbylljes së djeshme të Deponisë se Grumbullimit të Mbeturinave në Mirash, dhe mos arritjes së zbrazjes së Kamionëve tanë me mbeturina, sot nga ora 11:00 ( Njëmbëdhjetë ) është bërë hapja dhe kemi filluar me zbrazjen e Kamionëve tanë me mbeturina” thuhet në njoftimin e Kompanisë.

Po ashtu është bërë e ditur se ekipi ka dal në teren dhe ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Qytetin e Prishtinës.

“Ekipet tona punuese me staf shtesë së punëtorëve kanë dal menjëherë në teren ku kemi filluar grumbullimin e mbeturinave në Qytetin e Prishtinës” thuhet në njoftimin e Kompanisë.

Nga Kompania kanë kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri sa të largohen mbeturinat./Shqip.com