Rozë

Pasi e grushtuan brenda veturës, flet personi që e inçizonte Kozakun

Fabio Dushku dhe Kozak

Ditë më parë, “Mbreti i Instagramit”, Kozak Braçi është kidnapuar dhe rrahur nga disa persona.

Njëri nga ta madje ishte futur live te Instagram-i i Kozzakut dhe po incizonin çdo moment që ndodhte brenda në veturë.

Mirëpo, pas kësaj kanë filluar diskutimet se kush ishte ai që e shpëtoi atë.

Reperi, Stresi pas këtij incidenti ka thënë që ishte ai që ka negociuar për ta lëshuar mikun e tij.

Reperi Kozak

Ndërsa, tashmë ka reaguar vëllau i Fabio Dushkut, i cili përmes një video të publikuar ka thënë se ata vetë e kanë lëshuar dhe gjithçka kishte ndodhur pasi ai i kishte sharë e ofenduar kohëve të fundit.

Lexo edhe:
Kozaku i përgjigjet Stresit: Nuk më ke shpëtuar ti, mos merr lëvdata

“Nuk kemi shku me 20 makina, thjeshtë kemi qenë katër veta e kemi futur në makinë me disa shpulla për arsyeje që na ka shajtë nga familja dhe çdo kush mund ta bënte një gjë të tillë.

Kur të kishim në makinë ti po qaje dhe ke thënë vetëm më lejoni të ikë dhe do t’i kërkojë falje publikisht Fabios, por ti nuk paske fe dhe boll i gënjeve njerëzit”, ka pohuar ai në videon e publikuar./SHQIP.com