Rozë

Kozaku i përgjigjet Stresit: Nuk më ke shpëtuar ti, mos merr lëvdata

Kozak dhe Stresi

Personazhi i Instagramit i njohur si “Kozak”, i cili u rrëmbye dje nga katër persona, ka dalur sërish live duke shpjeguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai iu përgjigj ndër të tjera dhe reperit shqiptar, Stresit duke thënë që mos tëntoi të marrë lëvdata pasi atë e ka shpëtuar vetvetja.

 “Më ka shpëtuar vetvetja, njerëzit e mi por jo njeri tjetër. Të mos dalë askush të marrë lëvdata. Ty të kanë sharë ata. Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen, kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur”.

“Të gjithë ata që kanë gisht të gjithë po dalin, keni me dhënë deklarime për çdo gjë që më keni bërë mua. Duroni. Unë rroj vetëm për një sedër”, tha Kozaku.

Reperi Kozak

E gjithë kjo vjen pasi që të premten gjatë ditës, Stresi ka thënë se kishte qenë pikërisht ai që ka ndërmjetësuar për lirimin e tij.

“Thjesht kanë dashur ta trembin, unë ndërhyra direkt dhe e lëshuan. Sepse njoh familjarët e tij e bëra për të ndërhyrë tek ata djemtë. Me dhanë fjalën e burrit që nuk do ta lëndojnë dhe ashtu ndodhi”, ka thënë mes të tjerash Stresi.

Në anën tjetër, nuk ka kaluar as një muaj që kur Kozak Braçi ka raportuar në polici për një shpërthim me lëndë plasëse që pretendon se ishte vënë në pallatin ku jeton ai në Tiranë, të cilin e cilësoi si kërcënim ndaj tij.

Mirëpo, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsollë me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material. /Shqip.com