Sport Shqiptar Trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka, për Shqip.com ka treguar se sa e rëndësishme ka qenë kjo medalje

Pas suksesit të Donjeta Sadikut, për Shqip.com flet trajnerja e saj

Për herë të parë flamuri i Kosovës valoi në një eveniment të boksit, fal suksesit të Donjeta Sadikut.

Boksierja kosovare arriti që pas një paraqitje të mirë të rrëmbej vendin e tret në podium, duke arritur kështu ta fitoj medaljen e parë.

May be an image of 1 person and standing

Trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka, për Shqip.com ka treguar se sa e rëndësishme ka qenë kjo fitore.

“Sigurisht që ka qenë shumë i rëndësishëm, këtij kampionati i kemi kushtuar të gjithë kohën tonë, kemi punuar shumë për ketë sukses. Por, ne synimet tona i kemi arrit, siguruam medalje, një medalje shuma e rëndësishme në karrierën e Donjetës”, tha ajo.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Pavarësisht fitores sipas Sallaukas konkurrenca ka qenë mjaft e vështirë.

“Konkurrenca ka qenë e vështir pasi që në ketë kampionat ka pasur rekord te shteteve pjesëmarrëse”.

Pas fitores historike Donjeta do të jetë e fokusuar në përballjet e radhës.

“Synimet mbas këtij botërori janë lojërat mesdhetare dhe kampionati Evropian që do të mbahet në muajt ne vazhdim”, përfundoi ajo.

Sadikut i është dorëzuar të premten medalja e bronztë të cilën e fitoi në Kampionatin Botëror që u mbajt në Stamboll.

Kjo është një medalje historike për Kosovën, pasi që është e para në boks që nga pranimi në Federatën ndërkombëtare të Boksit./Shqip.com