Sport Ndërkombëtar

Pas romakëve – Interi në “gjah” për bolonezët

Të mërkurën zhvillohet ndeshja mes Bolognas që pret Interin në kuadër të xhiros së 34-të të Series A.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në “Renato Dall’Ara”.

Kampioni në fuqi i Italisë kërkon pikët e plota në mënyrë që të rimarrë kreun e tabelës, që aktualisht mbahet nga rivali i tyre lokal – Milan.

Pamje nga ndeshja e kaluar

Bologna nuk di për humbje në katër ndeshjet e fundit në ligë, kurse “Nerazzurri” shijonte humbjen e fundit në muajin shkurt, ndaj Sassuolos me rezultat 0:2.

Bilanci më i mirë qëndron në anën e Inter, të cilët nuk dijnë për humbje në terrenin bolonez që nga viti 2002.

Skuadra e udhëhequr nga Inzaghi është në ndjekje të mbrojtjes së “Scudettos”, teksa të besuarit e serbit Mihajlovic Sinisa objektiv e kanë mbylljen e sezonit në pozitë sa më të lartë.

Pamje nga ndeshja e kaluar

Rreziku kryesor para portës së Francesco Bardit është argjentinasi Lautaro Martinez, që ka katër gola në tre ndeshjet e fundit në Serie A.

Aktualisht, Inter gjendet në pozitën e dytë me 72 pikë të tubuara, dy më pak se “Rossoneri” që kanë një lojë më shumë të zhvilluar.

Ndërsa Bologna pozicionohet e 13-ta me 39 sosh.

Drejtësinë do ta ndajë gjyqtari 44 vjeçar – Daniele Doveri. /Shqip.com

Tabela e Series A