Rozë

Pas puthjes, ky është hapi që Luizi dhe Kiara do të bëjnë jashtë shtëpisë

Luizi dhe Kiara

Luiz dhe Kiara janë çifti më i ri i përfolur për momentin sa i përket showbiz-it shqiptar.

Në mbrëmjen e së mërkurës dyshja dhanë puthjen e parë, në “dasmën” e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Gjatë një bisede me Luizin, Kiara i ka thënë këngëtarit se nuk është gati për martesë zyrtare, por i ka propozuar të bashkëjetojnë kur të dalin nga loja.

Ndërkaq, propozimin e Kiarës e ka pranuar edhe Luizi.

Ata tani po diskutojnë se në shtëpinë e kujt do të bashkëjetojnë.

/Shqip.com