Lajme

Pas publikimit të incizimeve, policia nis bastisjet në MINT e disa biznese

Janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) pas bastisjes së këtij dikasteri nga Policia e Kosovës.

Dy zyrtarët e arrestuar në MINT janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 08;00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.

Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit të cilit në mëngjesin e së premtes, policia e Kosovës ia ka bastisur pronën dhe një biznes, ka thënë sa klienti i tij është i pafajshëm.

Në një deklaratë para mediave, Halimi ka thënë se “ka prova të mjaftueshme për pafajësinë e klientit të tij” duke shtuar se nuk ka ndonjë fletarrest për të.

“Kemi prova te mjaftueshme për pafajsinë e klientit tim. Do të njoftohet opinioni për të gjitha, është i lirë, nuk ka fletarrest për të. Do të ftohet në polici se kemi kërkuar që të ftohet nga organet e drejtësisë. Ai ka qenë brenda në banesë gjatë kohës së bastisjes”, ka thënë Halimi.

Lexo edhe:
Publikohet një audio-incizim: Zyrtarët shtetërorë tregojnë si është kontraktuar e paguar vaji nga Polonia

Aksioni i sotëm vjen pas pas publikimit të audio incizimeve nga Nacionale, të dy zyrtarëve shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku flisnin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia.

/Shqip.com