Lajme

Publikohet një audio-incizim: Zyrtarët shtetërorë tregojnë si është kontraktuar e paguar vaji nga Polonia

“Gazeta Nacionale”, ka publikuar një audio-incizim të dy zyrtarëve shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që pretendon se po flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia.

“Gazeta Nacionale” pretendon se vaji është kontraktuar prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe “s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë”.

Përgjimi nis kështu:

“A: Nuk e di kush na ka pagu, neve s’na kanë lanë, a di qysh, sekreti u kanë prej Ekzekutivit.

B: Na s’jemi shku atje me u deklaru, na veç e (nuk dëgjohet)…

A: Dy vendimet të kryeministrit, plus është një vendim këtu i ZKA-së që thotë se vetëm këta të Departamenti të Rezervës Shtetërore kanë qasje kontrata e n’këto. Pyetja te unë është aty, p.sh qysh i ke pranu? Unë i kom pranu në bazë të komisionit, vendimit të departamentit.

B: Se komisioni s’e ka pranu mallin na kur e kemi paguar”.

Ndërkaq, Gazeta Nacionale, thotë se figura kyqe në këtë ndodhi është Ridvan Muharremi, pronar i furrës Buk e Zemër rrugën për Gërmi.

Nacionale thotë se kompania Xanto, e cila është veçse një start-up polak “nuk merren as me vaj as me sheqer. Veprimtaria e tyre është krejt diçka tjetër” derisa edhe rikujton se kjo marrëveshje ishte bërë nga Zef Deda, një nga njerëzit kryesorë të Rozeta Hajdarit Zyrtari që dëgjohet në audio shjegon rastin më signifikativ kur ishte kërkuar që të kryher pagesa prej më shumë se 300 mijë euro për vajin, teksa kishte refuzuar të kryejë pagesën pa u kryer konfirmimi i asaj gjirollogarie banare.

“Pa e konfirmu llogarin me shkrim, (paret) nuk ia qes ministre…Kur e pruni me shti ne sistem, e pruni tjetër llogari bankare”, dëgjohet duke thënë zyrtari.

/Shqip.com