Lajme

Pas numërimit të të gjitha votave, këto janë rezultatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Gjithsej subjekti politik që drejtohet nga Lumir Abdixhiku mori 170 mijë e 177 vota.

Pason, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti që kapi shifrën e 167 mijë e 519 vota në total.

Më pas, Partia Demokratike e Kosovës me 161 mijë e 283 vota.

Lexo edhe:
LDK më e votuara, Abdixhiku: Ky është rikthimi i partisë sonë

Subjekti i katërt politik është, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që gjithsej ka 90 mijë e 708 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,

Këto rezultate janë pas numërimit të votave të rregullta, atyre të diasporës si dhe votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara.

Më 17 tetor, PDK fitoi katër komuna pa balotazh, LDK 2, aq sa mori edhe AAK.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje në asnjë komunë nuk doli mbi 50 për qind. /Shqip.com