Lajme

LDK më e votuara, Abdixhiku: Ky është rikthimi i partisë sonë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është gëzuar numrit të votave që partia të cilën ai e drejton mori në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

170 mijë e 177 vota ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale.

Këtë, Abdixhiku e ka cilësuar “rikthim të LDK-së”.

Lexo edhe:
“Jap 35 mijë euro për kokën e Kurtit” kërcënimi që iu bë kryeministrit përmes një grupi në Facebook

“Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne”.

“Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Rezultatet finale të raundit të parë do të kumtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërsa, raundi i dytë zhvillohet me 14 nëntor – ku një pjesë e madhe e komunave do të votojnë ndërmjet dy kandidatëve të parë që dolën më 17 tetor. /Shqip.com