Lajme

Pas Mehmetit, jep dorëheqje edhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve

Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi

Pas rastit të përdhunimit të një vajzë 11- vjeçare në Prishtinë ka dhënë dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Në arsyen e cekur thuhet se “dorëheqja ka ardhur si akt moral i Gashit, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ndryshe, dje gjatë ditës ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Lexo edhe:
Jep dorëheqje Samedin Mehmeti, drejtor i Policisë së Kosovës pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares

Kjo kërkesë ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçarës, për arsye personale dhe ndërgjegje personale.

Një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga pesë persona në parkun e lagjes “Arbëria” Prishtinë.

Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur në park të kryeqytetit dhe më pas janë bashkangjitur edhe të tjerët.

Policia e Kosovës njofton se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.

Aktualisht, janë arrestuar të gjithë personat të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në veprën penale “Dhunim” ndaj të mitures./Shqip.com