Sport Ndërkombëtar

Pas Mac Allister, Liverpool synon yllin e Real Madridit

Liverpooli është i interesuar për transferimin e Federico Valverdes. Mesfushori ofensiv pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë pikërisht Anglia.

Sipas mediumit “El Nacional”, “Reds” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për blerjen e futbollistit uruguaian.

Megjithatë, mediumi spanjoll shton se “Los Blancos” i kërkojnë 100 milionë euro për futbollistin e tyre.

Valverde e pati një pjesë të parë të sezonit fantastike, ndërsa në të dytën pati rënie drastike duke përfunduar madje edhe në bankinë.

Soccer Football – Copa del Rey – Quarter Final – Real Madrid v Atletico Madrid – Santiago Bernabeu, Madrid, Spain – January 26, 2023 Real Madrid’s Federico Valverde in action REUTERS/Violeta Santos Moura

“Të Kuqtë” po mendojnë të bëjnë përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm pasi e kaluan një vit për t’u harruar.

Së fundmi, ata e transferuan yllin e Brightonit, Alexis Mac Allister.

/Shqip.com