Lajme Ballkan

Pas Kurtit, Blinken ia kërkon edhe presidentit Vuçiq marrëveshjen finale me njohje reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes Twitter ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Bliken.

Vuçiq ka përmendur se janë zhvilluar tri tema kyçe në bisedën telefonike. 

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tone”, ka shkruar Vuçiq.

Ndërsa Sekretari i Shtetit, Blinken, e ka informuar presidentin e Serbisë, se marrëveshja finale me Kosovën është domosdoshmëri dhe kërkesë urgjente.

Përndryshe, gjatë ditës së sotme, Blinken ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryeministrin Kurti, duke ia përsëritur të njëjtën kërkesë, urgjencën për të arritur marrëveshje finale me Serbinë./SHQIP.com

Lexo edhe:
Biseda telefonike Kurti-Blinken, prioritet mbetet marrëveshja me Serbinë

/Shqip.com