Rozë

Pas kritikave për veshjen në kuvend, Mozzik i jep një këshillë të çuditshme Adriana Matoshit

Reperi, Mozzik

Deputetja dhe aktorja shqiptare Adriana Maroshi sot është bërë virale kudo në rrjetet sociale.

Kjo jo pa arsye pasi që u shfaq në seancën e Kuvendit me një stil jo edhe fort të zakonshme siç i takon një deputetes.

Ajo pranoi kritika të shumta të cilat e nxitën të reagojë në rrjetet sociale, ku u shpreh se priste mbështetje nga femrat e sidomos nga gazetarët.

Lexo edhe:
“Ku je nis kështu oj lo**”, Matoshi publikon mesazhet e rënda që mori nga një komentuese pas veshjes në Kuvend

Në statusin e saj në facebook, komentoi edhe Mozziku i cili i dha një këshillë të çuditshme.

“Herën tjetër shoqja ime mbathi këto, për respektin për femrat që luajnë futboll”, ka  shkruar Mozzik ku fjalët i përcolli me një foto të mbathjeve të futbollit.

Përndryshe, Adriana javë më parë i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin afrikano-belg Keith Groenëeld./Shqip.com