Rozë

“Ku je nis kështu oj lo**”, Matoshi publikon mesazhet e rënda që mori nga një komentuese pas veshjes në Kuvend

Adriana Matoshi

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi sot ka qenë prezente në seancën e Kuvendit.

Mirëpo, gjatë seancës ajo ka marrë vëmendje me paraqitjen interesante të veshjes, ku menjëherë u bë virale në rrjetet sociale.

Deputetja kishte kombinuar një xhaketë sportive ngjyrë kafe, ndërsa mbi të mbante një pallto me ngjyrë të bardhë, rozë dhe të zezë.

Pas kësaj kanë filluar reagimet dhe komentet e shumta në drejtim të saj.

Ka qenë vetë Matoshi, ajo e cila ka publikuar mesazhin që ka marr nga një grua, e cila e fyen rëndë deputeten.

“Ku je nis kështu oj lopë, se na bane horë, beso që marre që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femër budall. Marre marre. Phuuuuuu”, i ka shkruar ajo deputetes.

Lexo edhe:
Adriana Matoshi merr vëmendje me veshjen interesante në seancën e Kuvendit të Kosovës

Ndryshe, Matoshi ka disa javë që është ndarë nga i dashuri i saj, Keith./SHQIP.com