Lajme

Pas Klan Kosovës, ARBK ia shfuqizon certifikatën e biznesit edhe kompanisë “ArtMotion”

Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, ka marrë vendim të shfuqizojë certifikatën e biznesit të kompanisë “ArtMotion”.

Vendimi për shfuqizimin e certifikatës së biznesit të “ArtMotion” mban datën 22 qershor 2023 dhe ky vendim hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

Në vendimin e tyre ARBK-ja thekson se “kompania në fjalë e ka dëmtuar imazhin e shtetit para investitorëve të huaj me rastin e padive në arbitrazhin ndërkombëtar kundër shtetit të Kosovës”.

Përveç tjerash vendimi vazhdon duke përmendur edhe se “biznesi në fjalë ka provuar korrigjimin e të dhënave duke paraqitur të njejta si teknike dhe me ndihmen e ushtrueses së ARBK-së, Pranvera Prestreshin, me legjislacionin e aplikueshëm për Shoqëritë Tregtare”.

Lexo edhe:
ARBK suspendon prapë certifikatën e biznesit të Klan Kosova

Tutje theksohet se, kundër këtij vendimi pala e pakënaqur mund të ushtrojë ankesë në Komisionin për shqyrtimin e ankesave për regjistrimin e bizneseve në afat prej 30 ditësh.

Lexo edhe:
Klan Kosova: Qeveria po i bën presion KPM-së ta mbyllë sonte televizionin tonë

Lexoni më poshtë vendimin:

/Shqip.com