Sport Shqiptar Për Shqip.com kryetari i këtij klubi, Abaz Beqa, ka thënë se ai do të marrë hapa ligjor për këtë çështje

Pas fitores së Liqenit, Beqa i pakënaqur me referimin

Për të dytën herë radhazi titulli i kampionit në futsall ka zbarkuar në Drenas.

FC Liqeni është shpallur kampion i Superligës së Kosovës në futsall.

Në finalen e play-offit, Liqeni pati punë me Liburnin, të cilin e mposhti me rezultat 2-0 me ndeshje.

Por, kjo ndeshje nuk përfundoi pa polemika.

Pas, humbjes Liburni ka akuzuar gjyqtarët për disa vendimet e marr gjatë ndeshjes.

Për Shqip.com kryetari i këtij klubi, Abaz Beqa, ka thënë se ai do të marrë hapa ligjor për këtë çështje.

“Shumë na ka penalizuar referimi në dy ndeshjet, edhe në Gjakovë edhe në Drenas, është gara e parë që 13 vite që na ndodh një padrejtësi e tillë, referat me çdo kusht dëshironin të na dëmtonin, pa asnjë arsye. Po planifikojmë fillimisht ne organet e FFK se dhe pastaj edhe ne UEFA dhe njëkohësisht nga java tjetër do vazhdojmë edhe me padi ne gjykata ndaj gjqyqtarëve, Besart Beqiri, Besart Ismaili, delegatit Betim Sylejmani dhe komisionit të futsallit pra nuk do te ndalemi me kaq”, tha ai.

Ai shtoi se këto vendime nuk do të kenë, ndikim te klubi stinorin e ardhshëm.

“Ndeshja e djeshme ishte një super spektakël nga te dy ekipet edhe e vlerësoj shumë lart angazhimin e djelmoshave Kuq e zi. Klubin nuk e dëmtojnë sepse ne jemi klub i vjetër dhe me traditë dhe nuk na dëmton kjo në të ardhmen”, tha ai.

Liqeni triumfoi 2-5 në Gjakovë në ndeshjen e parë, teksa të shtunën fituan edhe si vendas me rezultat 5-3 në penalti, sepse ndeshja e rregullt mbaroi 4-4./Shqip.com