Sport Ndërkombëtar

Pas dështimit në Juventus, Pirlo merr drejtimin e skuadrës turke

Legjenda e Juventusit, Andrea Pirlo, ka marrë drejtimin e skuadrës turke, Fatih Karagumruk.

Pasi u shkarkua nga Juventusi në vitin 2021, Piro ka marr hapin e radhës në karrierën e tij si trajner.

Mesfushori legjendar ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me skuadrën turke dhe do të fillojë punën nga një korriku.

“Futbollisti i famshëm, që ka qenë trajner i Juventusit, një nga klubet më të rëndësishme në Evropë, i cili po ashtu ka eksperiencë në Ligën e Kampionëve, Pirlo ka nënshkruar kontratë, gjë që do ta bëjë atë pjesëtar të Karagumruk”, thuhet në njoftimin e klubit.

Pirlo ka stërvitur vetëm “Zonjën e Vjetër”, në nivelin më të lartë të futbollit dhe do të kërkojë të tregojë aftësitë e tij, pas një viti zhgënjyes te klubi italian.

Pavarësisht kësaj, 43-vjeçari ka një rekord mjaft të mirë, pasi ka arritur të fitoj 65 për qind të ndeshjeve gjatë kohës së tij në “Allianz Stadium”.

U23 | Andrea Pirlo unveiling - Juventus TV

Ai ka arritur 24 fitore, 10-të barazime dhe tetë humbje.

Por, Pirlo dështoi ta fitojë Serie A, duke bërë që Juventusi ta humbë këtë trofe për herë të parë pas nëntë viteve./Shqip.com