Sport Ndërkombëtar

Pas dënimit me pikë, Juventusi mund të marrë një tjetër goditje të rëndë

Juventusit iu hoqën 15 pikë me vendim gjykate javën e kaluar për shkak të mashtrimit financiar.

“Zonja e Vjetër” u dënua për falsifikimin e raporteve financiare, për shfaqjen e fitimeve të rreme të klubit, si dhe për përvetësim me paga gjatë pandemisë.

Për shkak të dënimit, Juve ra në vendin e 10-të në renditje me 22 pikë, po aq sa Bologna.

Megjithatë, duket se dënimi me pikë nuk do të jetë i vetmi që do të godasë klubin e famshëm italian. Dënimi mund të shtrihet edhe për lojtarët që dyshohet se janë përfshirë në këtë aferë dhe gazetarët italianë kanë njoftuar deri më tani 23 futbollistë që janë nën hetim.

Në momentin e parë u duk se 15 pikë minus ishte i vetmi sanksion që do të godiste “Zonjën e Vjetër”, por gazetari Paolo Ziliani pretendon se kjo nuk është e vërtetë.

Ziliani ka bërë të ditur një lajm të bujshëm që ka tronditur Italinë. Ai publikoi ekskluzivisht emrat e 23 lojtarëve që janë nën hetim për pranimin e pagave false të Juventusit. Ata përballen me një pezullim 30-ditor për këtë, edhe nëse nuk luajnë më për Juventusin ose në Seri A.

Mes atyre të listuar janë yje të shumtë që kanë veshur fanellën e Juventusit në vitet e fundit, përfshirë Cristiano Ronaldon. Ziliani tha se në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje të gjithë të përfshirët në ngjarje dhe se kanë pranuar se kanë marrë pjesë në veprime të pandershme.

Dy lojtarët, Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, u dhanë gjyqtarëve një kopje të një bisede në WhatsApp, në të cilën Giorgio Chiellini u shpjegoi të gjithëve mashtrimin, duke sugjeruar që të mos përmendet në shtyp.

Gazetari ka publikuar edhe dokumente zyrtare që tregojnë kohën e nënshkrimit të kontratës të quajtur “Manovra rrogash”, mes të cilave renditen 23 lojtarë.

Së bashku me Ronaldon, në listë janë edhe Miralem Pjanic, Paulo Dybala, Leonardo Bonucci, Adrien Rabiot, Giorgio Chiellini, Gianluigi Buffon, Gonzalo Higuain, si dhe trajneri Maurizio Sarri.

/Shqip.com