Rozë

Pas deklaratave të ashpra për njëri-tjetrin, Alban Ramosaj tallet publikisht me Agim Doçin

Alban Ramosaj dhe kompozitori Agim Doçi,

Shqipëria e përfaqësuar nga Ronela Hajati nuk ka arritur që të shkojë në finale të Eurovision.

Për këtë ka folur edhe kompozitori Agim Doçi, i cili ishte pjesë e jurisë së Festivalit të RTSH-së, ku zgjodh si përfaqësuese e Shqipërisë, Ronela Hajati.

Ai madje ka treguar pse nuk është shpallur fitues Alban Ramosajt me këngën “Theje”.

Doçi është shprehur se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin evropian.

Pas kësaj patë reaguar edhe vet Albani, ku së fundmi është tallur publikisht me poetin dhe tekstshkruesin përmes disa postimeve në ‘Instagram’.

Albani ka publikuar një fragment të intervistës në ‘Instastoryn’ e tij.

Tekstshkruesi kishte deklaruar se Alban Ramosaj duhet të konkurrojë për Kosovën në “Eurovision”.

Ramosaj e ka shoqëruar videon me filtrin i cili është bërë trend në rrjetet sociale, me fytyrën e një personi që qan, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e këngëtarit./SHQIP.com