Rozë

Pas debatit të ashpër, dy banorët përfundojnë në puthje e përqafime

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”, ndërsa nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, pas përfundimit të Primet të së shtunës janë parë më të afërt se asnjëherë më parë së bashku.

Teksa po bisedonin, banorja i tha gazetarit se ndjehet shumë mirë me të, ndërsa u futën poshtë çarçafit duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë së bashku.

Gjest ky që nuk kaloi pa u vënë re nga ana e Heidi Bacit, e cila i ngacmoi dyshen për atë që ndodhi poshtë çarçafit, por as Ilnisa dhe as Meritoni nuk e pranuan se ndodhi ndonjë gjë.

/Shqip.com