Kulturë

Pas anulimit të disa festivaleve, solisti me famë botërore mban koncert në Prishtinë

Pas anulimit të disa festivale, solisti kosovarë me famë botërore, Ramë Lahaj ka dhënë lajme të mira për Kosovën.

Lahaj e ka paralajmëruar mbajtjen e festivalit “RLIOF” në Prishtinë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur, se ky festival do të mbahet nga 21 deri më 31 korrik.

“Festivali në mbrëmjet e tij do ketë artistët më të dalluar shqiptar, të cilët do të shoqërohen nga yjet më të mirë të skenës ndërkombëtare. Qëllimisht kemi  zgjedhur periudhën  21-31 Korrik 2022, atëherë kur e gjithë mërgata është në mesin tonë,  sepse ne pa ata jemi gjysmak”, shkroi ai.

Kjo është hera e dytë që po organizohet një festival i tillë.

Kujtojmë që këtë verë më Kosovë janë anuluar Sunny Hill dhe BeerFest./Shqip.com