Lajme

Pas 11 vjetësh RTK-ja i nënshtrohet auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Radio Televizioni i Kosovës (RTK)
Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

Zyra Kombëtare e Auditimit, do të nis auditimin e performancës dhe auditimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Radio Televizionit të Kosovës.

Auditimi i Pasqyrave Vjetore Fnanciare të RTK-së së fundi është kryer nga ZKA-ja në vitin 2010.

Dhjetë vjet pas, ZKM do të bëjë sërish auditimin e RTK-së. Deri tani, autimin ishte kryer nga një auditor i jashtëm, të cilin ky televizion e kishte përzgjedhur me procedura prokurimi.

“Prandaj, duke e pasur parasysh kohën e gjatë që ZKA-ja nuk ka kryer një auditim të RTK-së dhe vlerën e lartë monetare me të cilën buxheti i Kosovës e financon këtë medium publik, vlerësohet se ky auditim është me interes për publikun dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës. Objektivë e auditimit të pasqyrave financiare të RTK-së për vitin 2021 është të ofrohet siguri e arsyeshme nëse pasqyrat financiare si tërësi nuk përmbajnë keqdeklarime materiale, qoftë për shkak të mashtrimit ose gabimit dhe të hartojmë një raport të auditimit që përfshin opinionin tonë”, thuhet në njoftimin e nga ZKA-së.

Zyra Kombëtare e Auditimit

Nga kjo zyrë, thonë se do të testojnë nëse transaksionet e kryera nga organizata janë në përputhje me kornizën ligjore në të cilën vepron.

E sa i përket performancës do të vlerësohet nëse RTK-ja ka menaxhuar në mënyrë të duhur fondet publike.

“ Ndërsa, sa i përket auditimit të performancës, objektivë e auditimit është të vlerësohet nëse RTK-ja ka menaxhuar në mënyrë të duhur fondet publike. Ky auditim i performancës do të mbuloj aspektin e burimeve njerëzore, duke përfshirë stafin aktual, nevojat për rekrutim të stafit shtesë, angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm dhe kontraktimin e programeve të prodhuara vendore. Auditimi do të fokusohet në këtë fushë, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e buxhetit vjetor të RTK-së shpenzohet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve”, thuhet nga ZKA-ja.

Në fund, nga ZKA-ja kanë theksuar se auditimet do të kryhen sipas standardeve ndërkombëtare të institucioneve supreme të auditimit./Shqip.com