Lajme

Pas 10 ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në lumin Fan 

Ilustrim

Pas shumë ditësh kërkime, është gjetur më në fund trupi i pajetë i dhjetëvjeçarit në Fan.

Trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur në rezervuarin e HEC-it në Reps, shkruan abcnews.

Fëmijën e kishte marrë rrjedha e Fanit në Mirditë pasi iu afrua ujit për të marrë topin që i kishte rënë. Vogëlushit i rrëshqiti këmba dhe më pas e mori rrjedha.

Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për më shumë se 10 ditë ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi.

Familjarët hapën dyert e mortit ditë më parë ndërsa prisnin me ankth gjetjen e tij./Shqip.com