Lajme

Partitë popullore miratojnë rezolutën në mbështetje të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Partitë popullore e kanë miratuar rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar Mjekiqi.

LDK-ja është pjesë e grupit të partive popullore./Shqip.com