Lajme

Partisë “Guxo” i shtohet një deputet në Kuvendin e Kosovës

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi, para disa javësh në një reagim publik ka njoftuar opinionin së e ka dorëzuar mandatin e deputetes, për arsye personale.

Në bazë të ligjeve në fuqi, në rastin kur një deputet e dorëzon mandatin për arsye të ndryshme, atëherë automatikisht zëvendësimi bëhet me emrin e parë që është në listën e atyre që nuk kanë mundur të futen në Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar se deputetja Krasniqi do të zëvendësohet me deputetin tashmë të ri, Nasuf Bejta, që vjen nga Partia “Guxo”.

Bejta më herët ishte pjesë e LDK-së në qytetin e Vushtrrisë dhe me rastin e formimit të partisë së presidentes Osmani, iu kishte bashkuar grupacionit të ri me disa kolegë tjerë.

Me futjen në Kuvend të Nasuf Bejtës, Partia “Guxo” është rritur sa i përket numrave dhe se prezenca e ndikimi i këtij subjekti do të jetë më i madh./Shqip.com

/Shqip.com