Lajme

Partia “GUXO”, të mërkurën themelon degën në Prishtinë

Partia “GUXO” ka njoftuar se të mërkurën do të themelojë degën e saj në Prishtinë.

Kuvendi për themelimin e kësaj dege do të mbahet me 31 gusht në njërin nga hotelet e kryeqytetit.

Sipas njoftimit të kësaj partie, mision i tyre do të jetë mbrojtja e interesave dhe dinjitetit të prishtinaseve.

“Një Prishtinë aktive në politikë, që merr pjesë në vendosjen e fatit të qytetarëve që jetojnë në të, që mbron interesat, dinjitetin dhe shpirtin urban dhe tolerant të Kryeqytetit, është misioni ynë i përbashkët në veprimin tonë politik drejt formimit të degës së “Guxo” në Prishtinë.”, kanë shkruar në njoftimin e tyre “GUXO”.

“GUXO” është një parti politike e qendrës së djathtë në Kosovë e formuar me 5 nëntor 2020 nga Vjosa Osmani.

Në shkurt 2022, “GUXO” u regjistrua si parti politike pasi deri në atë moment ishte një listë politike.

Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës në vitin 2021, Lista “GUXO” prezantoi kandidatët në listën e përbashkët të Vetëvendosjes dhe mori shtatë deputetë, përfshirë Vjosa Osmanin./ Shqip.com