Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot dhe nesër do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të fuqishme anticiklonike të cilat janë stacionuar mbi gadishullin e Ballkanit që nga java e dytë e muajit.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm.

“Temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim e IHMK-së .

Sipas njoftimit, minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius.

/Shqip.com