Lajme

Parashikimi i motit për sot

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqëruar me reshje shiu të intensitetit  mesatar deri të lartë.

Në shumë  pjesë të Kosovës , kryesisht pjesët veriore dhe  perëndimore rrezikohen nga vërshimet.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara.

/Shqip.com