Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Sot parashihet që të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Po ashtu, parashikohet që të ketë edhe lëvizje të temperaturave në të dy ekstremet.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 1 gradë , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 17 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, gjatë kësaj dite do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i lindjes dhe juglindjes

/Shqip.com