Lajme

Parashikimi i motit për sot

Moti/Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

Sipas këtij parashikimi, sot pritet që të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

“E hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa në ultësira paraqiten kushte për mjegull”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

/Shqip.com