Lajme

Parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e fundit të kësaj jave.

Sipas këtij parashikimi, sot pritet që të mbajë mot kryesisht të jetë më i ftohtë se dje.

“Dita e diele parashihet të jetë më e ftohët dhe temperaturat do të zbresin për 4-5 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Po ashtu, gjatë kësaj dite do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.

/Shqip.com