Lajme

Parashikimi i motit për sot

Ilustrim
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për ditën e hënë.

Sipas këtij parashikimi, sot pritet që të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Këto vranësira, në disa vende mund të sjellin riga shiu.

“Të Hënën –Mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

/Shqip.com