Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit
Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas këtij parashikimi, të hënën pritet që të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu ku temperaturat do të pësojnë ulje.

Gjatë të martës, moti do të jetë me intervale të shkurta me diell ku vranësirat mund të sjellin riga shiu.

Dita e merkure karakterizohet me vranësira të shpërndara dhe me intervale të gjata me diell kurse, temperaturat gjatë ditës do të shkojnë në 10 gradë Celcius.

Megjithatë, të enjten e karakterizon moti stabil, me pak vranësira dhe me intervale me diell.

Ndërsa, të premten parashikohet që të mbajë mot i vranët edhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, fundjava parashihet me kushte të tjera meteorologjike.

/Shqip.com