Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Moti në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se jaëvën që po lëmë pas, temperaturat minimale kanë lëvizur ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës kanë qenë ndërmjet 1-2 gradë Celsius./Shqip.com