Parashikimi i motit për ditën e sotme
Publikuar:
(03.09.2023 08:17:15)

Gjatë ditës së diel moti do të mbajë kryesisht me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Ndërsa, temperaturat minimale parashikohet të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
“Të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare’’, thuhet në njoftim.
/Shqip.com