Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ilustrim

Për ditën e nesërme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Po ashtu është paraparë që nesër kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër, e shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 27 deri në 33°C.

Gjithashtu pritet që nesër të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi prej 20-75 km/h./Shqip.com