Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë parashikimin e motit për ditën e nesërme.

Sipas këtij parashikimi, nesër pritet që të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende.

“E enjte- Mot i vranët dhe me riga shiu, e vende –vende rigat e shiut parashihen të shoqërohen edhe me fjolla bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Gjatë kësaj dite parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

/Shqip.com