Lajme

Parashikimi i motit në Kosovë për javën e ardhshme

Ilustrim

Javën e ardhshme parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohët në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë meteorologjike vjen si “pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit”, përcjell Shqip.com.

“Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim të javës dhe gjatë vikendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Rrugët e Kosovës me borë

Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë kryesisht e lehtë nga verilindja./Shqip.com