Lajme

Parashikimi i motit, borë dhe vranësira

Ilustrim

Moti në Kosovë gjatë dy ditëve në vijim do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në viset malore, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit, reshjet parashihet të jenë të dendura, shkruan Shqip.com.

“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit, reshjet parashihet të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Moti në Kosovë

Më tej, IHMK ka njoftuar se  temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s./Shqip.com