Lajme

Parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e kontrabandës në burgun e Dubravës.

“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial, Departamenti për Siguri ne bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre” thuhet fillmisht në njoftim.

Materiali i konfiskuar

Po ashtu është bërë e ditur se Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës:- substancë e dyshuar narkotike 748 gr;- 11 telefona mobil;- 8 kabllo të adapterëve;- 2 koka të adapterëve;- 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe- 212 tableta të dyshuara si ekstazi.

Materiali i konfiskuar

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

/Shqip.com