Lajme Ballkan

Paralajmërohen përmbytje të mëdha në Kosovë dhe Shqipëri

Raportimi i mediumit gjerman për përmbytjet në Kosovë dhe Shqipëri

Përmbytje të mëdha janë paralajmëruar të rrezikojnë Kosovën dhe Shqipërinë në këtë javë dhe javën e ardhshme, transmeton Shqip.com.

Sipas mediumit gjerman “Focus.de”, parashikohet që reshjet e shiut të kapin shifra rekord deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë.

Lexo edhe:
Pas hulumtimit të Shqip.com, kompanisë “ERC Trade” i ndalohet qasja në autostradë – pritet vendimi edhe për panot reklamuese (VIDEO)

Tutje, kjo medie raporton se përveç Kosovës dhe Shqipërisë, reshje të dendura të shiut e rrezikojnë edhe Greqinë, Serbinë, Malin e Zi si dhe një pjesë të Rumanisë.

Po ashtu, raportohet se shiu do të shkaktojë përmbytje ekstreme dhe rrëshqitje dheu, teksa një alarm ngritet edhe për një tornado që pritet të aktivizohen afër bregdetit.

“Por ajo që do të ndodhë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore është e vështirë të kalohet. Dikush nuk mund të paralajmërojë sa duhet për të. Në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore ekziston një rrezik për jetën e qytetarëve”, thuhet më tutje./SHQIP.com