Lajme

Papa Françesku: Jam i gatshëm të negocioj me Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Papa Françesku. Foto: AA
Papa Françesku. Foto: AA

Ashtu siç ka bërë shumë herë që nga nisja e luftës në Ukrainë, Papa Françesku ka dhënë mesazhe paqeje dhe dhënien fund të konfliktin.

Ditën e sotme, Papa ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus, Vladimir Putin, në mënyrë që të lehtësohen bisedimet e paqes me Ukrainën dhe t’i jepet fund luftës.

Sipas Papës, Putini e di se është gjithmonë i gatshëm të marrë pjesë në procesin e negociatave.

Do t’i flisja qartë siç flas në publik. Ai është një njeri i kulturuar. Ditën e dytë të luftës isha në ambasadën e Rusisë të akredituar në selinë e shenjtë, për ti thënë se isha i gatshëm të shkoja në Moskë nëse Putin do të më linte një dritare hapur për të negociuar”, tha Ati i Shenjtë.

/Shqip.com