Lajme

Pamje nga aksidenti me të lënduar në Elbasan(VIDEO)

Moti i keq ka shkaktuar disa aksidente në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Së fundi një aksident është regjistruar këtë të shtunë në aksin Peqin-Elbasan.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur. Automjetet dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen zjarfikësit dhe ambulanca sakaq po punohet për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet e shkatërruara.

/Shqip.com